Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e javës së shtatë të kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë për grupmoshën U-13. Në këto ndeshje, KF Shkodra ka arritur të fitojë me rezultatin 4-5, duke luajtur në kompleksin Internacional në Pezë-Helmës ndaj Studentit.

Në fakt, të pestë prej golave në këtë takim mbajnë firmën e futbollistët të zakonshëm, Erjon Vajushi. Ky i fundit i dha një fitore të merituar ekipit shkodran me pesë golat e shënuar nga ana e tij.

Nga ana tjetër, edhe Studenti u mundua të reagonte disi, duke shënuar edhe ajo nga ana e saj katër gola, por në fund ekipi shkodran arriti të dalë i fituar nga kjo ndeshje. Përfundimisht, 4-5 për KF Shkodra U-13, e cila me këtë fitore ngjitet në kuotën e tetë pikëve, duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje pas kësaj jave. /Maringlen ZHIVANI/

U-13: Studenti-Shkodra 4-5

Golat për Shkodra U-13: Vajushi (X5)

Formacioni i Shkodra U-13: Gucija, R. Sukaj, A. Sukaj, A. Prendi, S. Prendi, Vajushi, Narkaj, Osja, Guri Tr: Rudi Piraniqi