Mesfushori shqiptar Besar Halimi është larguar pas dy vitesh nga gjermanët e Sandhausen për tu transferuar tek kampionia e Letonisë, Riga.

26-vjeçari pas dy sezoneve jo të mira në radhët e gjermanëve ku nuk mundi të gjejë dot hapësira, transferohet në një kampionat me një nivel më të ulët, por që mund të gjejë më shumë hapësira dhe kjo është e rëndësishme.

Halimi është futbollist shqiptar i lindur në Gjermani, por që prej vitit 2015 mban veshur fanellën e Kosovës.

Karriera e 26-vjeçarit në klubet gjermane është e gjatë duke kaluar në disa skuadra si Mainc, FSV Frankfurt dhe së fundmi Sandhausen.