Mesfushori Hakan Çalhanollu nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani, sidomos nëse i vjen një ofertë nga Bajern Mynih.
Turku i cili është transferuar te Milani në vitin 2017 nga skuadra e Bajer Leverkusen, ndjen nostalgji për vendin ku ka bërë hapat më të rëndësishëm në karrierë.
Mesfushori në një intervistë shprehet se Gjermani do të jetë gjithnjë si shtëpia e tij, ndërsa zbulon se në Mynih e kanë kërkuar kohë më parë, por rivaliteti me Roben dhe Riberi në krah nuk i lejonte minutat e dëshiruara në dispozicion.
“ Gjermania ishte fantastike për zhvillimin tim, atje për mua do të jetë gjithnjë si shtëpia ime. Jam rritur në Gjermani nga ana sportive dhe është një objektiv për të luajtur me Bajern Mynih.
Edhe Dortmundi është një klub i madh. Në 2014 isha pranë transferimit në Mynoh, ishte e rëndësishme që më kërkuan. Por, në atë kohë Riberi dhe Roben kishin konsoliduar pozicionin e tyre në krah dhe ishin të dashur nga tifozët.
Për mua do të ishte e vështirë, por nëse Bajern kthehet të më kërkojë, atëherë sigurisht nuk them jo”, u shpreh Çalhanollu./vip/sport