Në Nion të Zvicrës është duke u hedhur shorti për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Laçi dhe Vllaznia janë njohur tashmë me rivalët që do të kenë përballë nëse kalojnë me sukses respektivisht Petrocubin dhe Universitatean Craiova-n.

Vllaznia ka pasur një short të vështirë, teksa do të kenë përballë Zoria Luhanskun e Ukrainës.

Ndërkohë Laçi ka “peshkuar” çiftin Fehervar-Gabala. Fituesi i kësaj sfide do të ndeshjet me fituesin e përballjes Laçi-Petrocub.