Vazhdon rrugëtimi europian për skuadrat shqiptare, me UEFA-n që ka publikuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa shorti do të hidhet sot në orën 14:00 në Nion.

Tirana, në rast se mposht Zrinjskin, mund të përballet në turin e tretë me një nga skuadrat që janë në minigrupin që i ka caktuar UEFA.

Kështu, kundërshtar potencial nga shorti mund të dalë Shakhtjor Soligorsk ose një nga fitueset e çifteve CFR Kluzh-Inter Klub d’Eskaldes dhe Tobol Kostanaj-Linkoln Red Imps.

Shorti në këtë rast është i lirë, pa ndarje në vazo dhe radha e goglave përcakton se kush luan ndeshjen e parë në shtëpi dhe kush në transfertë.

Ballkani i Ilir Dajës mund të ketë kundërshtarë kampionët e Polonisë apo ekipe të tjera.

Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me Koniasporin e Cikalleshit dhe Çekiçit, me skuadrën turke që është në listën e kundërshtarëve të mundshëm së bashku me disa rivalë tjetër me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.

Shkëndija dhe Drita gjithashtu janë njohur me rivalët e tyre të mundshëm në rast kalimi në turn e tretë të Ligës së Konferencës. Edhe për ta parashikohen rivalë të rëndësishëm.

Vikingur Rejkjavik- The Nju Sainz / Leh Poznan-Dinamo Batumi

RFS / Hibernians-Levadia Talin

La Fiorita-Ballkani / Sutjeska-Ki Klasvik

Tirana-Zrinjski / Tobol-Linkoln Red Imps

Shaktar Soligorsk / CFR Kluzh – Inter Klub D’Eskaldes

Spartak Trnava-Njuton FC / Rakov-Astana

KUPS-Milsami / Liepaja-Jang Bojs

Pogon-Brondbi / Bazel-Krusaders

AIK-Vorskla / Valmeira-Shkëndija

Ararat-Paide / Anderleht

SJK-Lilestrom / Atnverp-Drita

Zorja / Vllaznia-Universitatea Kraiova

Fehervar-Gabala / Petrokub-Laçi