Miqesorja e djeshme ndaj Laçit ka sherbyer per t’i dhene disa minuta loje edhe mesfushorit turk te ardhur per prove te Vllaznia, Burak Enes Yikici. 19 vjeçari eshte aktivizuar ne pjesen e dyte per disa minuta, por stafi teknik nuk e ka lene te luaje deri ne fund sepse paraqitja e tij nuk ka qene ajo e duhura.

Si rrjedhoje e ka larguar nga fusha e lojes ende pa u mbaruar ndeshja. Ne lidhje me kete futbollist, trajneri Memelli eshte pyetur pas ndeshjes nga gazetaret, per te mesuar diçka ne lidhje mbi pershtypjet e tij per paraqitjen e bere ne fushe.

“Ju e pate levizjen qe bera ne loje dhe balancat na u prishen aty, sepse po kthenim shume topa te portieret, te cilet ishin ne presion te vazhdueshem. Ai ka vetem dy dite me skuadren. Duhet ta shikojme me kujdes, nuk duhet te nxitojme.

Duhet te tregohemi sa me profesioniste. Ishte ndeshja e tij e pare, ai ka nevoje te adaptohet me skuadren, te njihet me shoket. Ka dhe pak dite kohe per ta pare dhe ne si staf dhe te bindemi per cilesite qe ka ai. Nese do te kete cilesite e duhura do ta mbajme”- eshte shprehur numri 1 i pankines kuqeblu.

Sigurisht qe nje futbollist nuk mund te analizohet per 20-25 minuta loje, por gjithsesi aq mjaftojne per te kuptuar nese ka vlera apo jo. Dhe Yikici dje tregoi se mund te mos jete lojtari i duhur per Vllaznine, gjithsesi vendimi perfundimtar per te do te jepet pas pak ditesh./SHKODRA-SPORT.COM/