Volejbolli shkodran i femrave na ka dhene nje lajm shume te mire. Besnik Lisha, nje nga emrat e njohur te ketij sporti ne Shkoder dhe jo vetem, ka vendosur t’i bashkohet perseri Vllaznise.

Ne fakt ka qene presidenti i shoqates Florian Zekja ai qe e ka bindur Lishen te rikthehet, per te vazhduar ate projekt qe e pat nisur dy vjet me pare por qe nuk e lane ta çonte deri ne fund dhe ai per kete arsye, u detyrua qe per njefare periudhe ta vazhdonte ate ne Korçe

Por tashme gjerat kane marre rrjedhe tjeter. Zekja dhe Lisha kane rene dakord per te punuar sebashku dhe trajneri i njohur tashme do te nise pune tek Vllaznia.

Ai nuk do të jetë vetëm në detyrën e trajnerit të Vllaznisë, detyrë të cilën do ta kryejë në bashkëpunim me stafin teknik, Dorian Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Haxhagiq, Ankela Cara, por njëherazi do të japë një kontribut edhe më të gjërë bashkëkohor në riorganizimin e volejbollit të femrave në Shkodër.

Ky eshte nje lajm shume i mire dhe me siguri qe sezonin e ardhshem te Vllaznia do te shohim gjera te bukura te Vllaznia e volejbollit te femrave te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/