Thursday, August 13, 2026
FAQJA E PARE BOKSLAJMI I FUNDIT/ Boksieri Kristian Demaj rikthehet në Shkodër, gati të përfaqësojë...

LAJMI I FUNDIT/ Boksieri Kristian Demaj rikthehet në Shkodër, gati të përfaqësojë Vllazninë në kampionat

Shkruar nga Gjergj KOLA

Boksieri i njohur shkodran Kristian Demaj rikthehet në palestrën e Vllaznisë. Ai siç dihet jeton bashkë me familjen e tij në Gjermani, por kuptohet që mendjen e ka edhe tek qyteti i tij i dashur. E po ashtu edhe tek ekipi me të cilin bëri emër në sportin e bukur të boksit.

Demaj ka mbërritur këto ditë në Shqipëri dhe menjëherë është drejtuar drejt palestrës së Vllaznisë dhe madje ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore bashkë me stafin e trajnerëve kuqeblu.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se 35 vjeçari me shumë mundësi do të përfaqësojë ekipin e Vllaznisë në kampionatin kombëtar të këtij viti që do të zhvillohet në muajin tetor në Tiranë, kampionat në të cilin shkodranët synojnë fitimin e titullit të 28-të kampion të Shqipërisë.

Padyshim që vlerat e këtij boksieri i njohin të gjithë dhe nuk ka vend për dyshime, por ndërkohë vetë Kristiani po përgatitet fort çdo ditë në stërvitje për të qenë në formën e duhur në kampionat ku do të synojë titullin e 10-të kampion si individ dhe po ashtu të kontribuojë edhe në fitimin e titullit kampion të Vllaznisë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments