Një fitore dhe një humbje kanë dhuruar ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia në ndeshjet e javës së dytë të kampionateve kombëtare. Të dy këto ekipe kanë qenë udhëtuese teksa djemtë kanë luajtur në Korçë ndërsa vajzat në Tiranë. Ekipi i drejtuar nga Artan Kalaja ka fituar pa ndonjë problem ndaj Skënderbeut me rezultatin e pastër 3-0 dhe pas javës së dytë të kampionatit udhëheq renditjen bashkë me Tiranën ( e cila mundi këtë javë Studentin 3-1) me nga 6 pikë secila.

Vajzat e drejtuara nga trajnerja Sadije Gogaj ndërkohë kanë luajtur në transfertë me Universitetin “Marin Barleti” dhe kanë humbur 0-3 duke mos qenë në gjendje të bëjnë asgjë kundër këtij ekipi. Vllaznia për femra nuk e ka nisur mirë kampionatin teksa i ka humbur të dy ndeshjet e para megjithëse është ndeshur me dy prej ekipeve më të mira të kampionatit. Në javët e ardhshme me shumë siguri do të ketë ndonjë përmirësim në këto rezultate dhe stafi drejtues bashkë me volejbollistet për këtë gjë po punon.
© shkodrasport.com