Kontrata secrete mbi 500 milionë euro e Barcelonës me Mesin u zbulua para disa ditëve, por jehona e saj vazhdon të mbetet shumë aktuale, duke qenë se bëhet fjalë për shifra të çmendura.

Por, këtë zbulim të El Mundo, nuk e ka pritir aspak mirë argjentinasi, i cili së fundmi ka denoncuar pesë emra të cilët kanë qenë në dijeni të kësaj kontrate.

Mes emrave të përmendur nga “pleshti” është edhe ai i ish-presidentit Bartomeu me të cilin Mesi kishte marrëdhënie të ngrira. Në fakt, Bartomeu është deklaruar publikisht kundër zbulimit të kontratës dhe ka mbështetir Mesin, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për nurmin 10 të Barcelonës.

Ndërkaq, emra të tjerë që janë denoncuar nga sulmuesi janë ish-zëvendëspresidenti, Zhordi Mestre, drejtori general, Oskar Grau, presidenti aktual i këshillit të administrimit Karlos Tuskets dhe në fund shefi i shërbimeve ligjore të Barcelonës, Roman Gomez Ponti. /VipSport/