Nga Julian DEDA

Miremengjes trima! Sot gjuha shqipe me duket me e bukur se kurre dhe ngjyrat e flamurit me duken me te bukura se kurre. Prandaj kam deshire qe nepermjet kesaj letre t’ju falenderoj publikisht. Faleminderit qe jeni te vetmit qe bashkoni shqiptaret me nje deshire e nje qellim. Faleminderit Taulant Xhaka dhe Andi Lila, qe vrapuat per te mbrojtur simbolet e kombit tuaj.

Faleminderit Lorik Cana, qe ishe nje kapiten i vertete edhe jashte futbollit. Faleminderit Bekim Bala, qe mbrojte me trup flamurin tend. Faleminderit Etrit Berisha, qe e ke kthyer porten tone ne molle te ndalume. Faleminderit Ansi Agolli, qe ja more pragun e shtepise me rradhe atyre racisteve. Faleminderit Mavraj, Hysaj, Lenjani, Abrashi dhe Kukeli per zemren e shqiptarit te vertete. Faleminderit De Biazi qe po shqiptarizohesh per dite e me shume.
Çuna, dua t’ju them hapur se ju mbreme na bete shume krenar per gjakun shqip qe na rrjedh nder vena. Dje i treguat ndyresirave te Ballkanit se historia fiton mbi nje loje te thjesht futbolli apo mbi nje rregull qesharak te UEFA-s. Ne fakt u ndjeva “xheloz” kur ju pash mbreme tek mbronit me zemer Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, do te doja te isha edhe une me ju aty. Une ju uroj me zemer suksese ne ndeshjet e tjera duke na e bere endrren e kualifikimit realitet. Sepse UNE BESOJ tek ju. Edhe njehere, shume FALEMINDERIT.

Me respekt, tifozi juaj Julian Deda.