Presidenti I kompanisë “Gea Sport” Roberto Nava pasi e ka parë se tashmë Bashkia Shkodër e ka seriozisht me prishjen e kontratës me të, është hedhur në kundërsulm. Në disa postime në rrjetin social “facebook”, ai madje ka filluar të flasë për politikë duke u ndalur kryesisht tek deklaratat e kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër. “Deklaratat e zotit Rama është shumë e qartë për zgjedhjet e majit. Një goditje me shkem për Isufin dhe kryetarin e Bashkisë. Biznesmenët socialistë shkodranë do të marrin Vllazninë dhe pastaj PS do të fitojë zgjedhjet”- shkruan zviceriani me origjinë italiane.

Duket se tashmë edhe Nava dëshiron të futet në çështjet shqiptare megjithatë ai përfundimisht duket njëherë e mirë larg. Bashkia Shkodër do të marrë sërish administrimin e klubit duke patur pranë edhe zëvendëspresidentin aktual Isufi. Ky I fundit ka dëshirë të vazhdojë të kontribuojë sërish për Vllazninë ndonëse në këtë post fillimisht është propozuar nga kompania “Gea Sport”. Presidenti I kësaj të fundit shpreh keqardhjen për zgjedhjen që ka bërë krahu I djathtë I tij prandaj në postimin e tij shkruan: “Isufi megjithatë do të mbetet një mik I dashur por ka bërë zgjedhjen e gabuar. Me kryetarin e Bashkisë nuk shkohet larg”. Situate qe vertete shkakton humor,akuza sa ne njeren ane ashtu edhe ne tjetren por ajo qe e vuan eshte skuadra e futbollit.
© shkodrasport.com