Pavaresisht demtimit qe ka pesuar dhe mungeses aktuale ne fushen e blerte, Armando Broja eshte serish emri me i dashur per te gjithe tifozet shqiptare te cilet shohin tek ai idhullin e tyre. Por nderkohe sot edhe dikush tjeter eshte krenuar me te.

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Armando Broja. 21 vjeçari i ka dërguar një fanellë të tijën me numrin 18 dhe një shënim në të.

“Për Edi Ramën. Faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët”, shkruhet në fanelën që Armando Broja i ka bërë dhuratë Ramës.

Kryeministri ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë dhuratë dhe falenderon futbollistin e kombëtares. “Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë”,shkruan Edi Rama.