Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” përballë tij ka qenë ekipi i Apolonisë dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 81-57 në favor të kuqebluve. Ata nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë takim. Kanë fituar periodën e parë 23-15 dhe të dytën 22-8 duke bërë që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes me 22 pikë diferencë.

Në dy periodat e tjera, shkodranët thjeshtë ruajnë diferencën. Në të tretën ata kanë fituar 17-13 dhe në të katërt është fiksuar rezultati 19-21. Në këto dy perioda trajneri Gjeçaj ka aktivizuar edhe dy basketbollistët 18 vjeçarë Rakaj dhe Shabani të ardhur nga ekipi i të rinjve, i shpallur kampion i Shqipërisë pak muaj më parë. Ndërkohë dy pjestarë të tjerë të këtij ekipi, Bushati dhe Lekndreaj, luajtën në rradhët e ekipit të Apolonisë sepse janë huazuar nga Vllaznia.
© shkodrasport.com