Lionel Mesi është nga ata që mund t’i shënojë kujdo, kurdo. Argjentinasi dhuroi një performancë magjike mbrëmjen e djeshme ndaj Liverpulit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai realizoi 2 herë, por goli i tij i dytë erdhi nga një goditje dënimi. Pak më shumë se 27 metra dhe shpejtësi goditjeje 91 kilomentra në orë, aq sa dhe një mjeshtër si Aleksandro Del Piero është mahnitur.

“Çfarë mund të thuash?. Mesi ishte pushtuar nga djalli. Edhe goli i parë nuk ishte i lehtë, shikoni sa ëmbël e kontrollon topi pasi kthehet nga tranversa.

De goditja e dënimit, nga ajo largësi ta dërgosh me atë precizion është çmenduri. Kur ke futbollistë me këto cilësi, ata të nxjerrin nga cilindri gjithçka”, komenton Del Piero.