Lionel Mesi duket se ka filluar të ndjejë mungesën e Kristiano Ronaldos dhe atë rivalitet që bëri për shumë vite kampionatin spanjoll më të ndjekurin në botë.
Këtë e pranon edhe vetë futbollisti argjentinas i cili në një intervistë të fundit ka kujtuar kohën kur dy yjet që dominuan dekadën e fundit ishin tema e diskutimit në futbollin botëror.
“Ai me Krisnano ishte një duel special dhe do të kujtohet përgjithmonë pasi zgjati për shumë vite dhe nuk është e lehtë të ruash disa nivele për shumë kohe.
Edhe skuadra tona ishin shumë kërkuese: Real Madrid dhe Barcelona, dy klubet më të forta në botë. Të konkurrosh si të barabartë për aq shumë vite është një gjë që do të kujtohet gjithmonë.
Dueli mes meje dhe Kristiano ishte shumë i bukur në nivel personal, mendoj se njerëzit janë argëtuar, tifozët e Realit dhe Barcelonës, apo në përgjithësi të gjithë të apasionuarit ndaj futbollit.
Sigurisht, kur Kristiano luante te Real Madrid, ndeshjet ishin speciale. Kundër tyre janë gjithmonë por me Kristianon në fushë kishin një kuptim të veçantë. Tani është e kaluara, tani shohim patra drejt sfidave të sotme”, tha Mesi. /vipsport/