Mesjavën e ardhshme (në 17 dhe 18 janar) do të luhen ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe takimi Bylis- Vllaznia është caktuar të luhet të martën më 17 janar.

Rezultatet e turit të parë nuk rezervuan surpriza dhe të gjitha skuadrat e elitës u kualifikuan për në raundin tjetër të turneut. Skuadrat janë të ndara në 2 grupe dhe çiftet e turit të dytë janë si më poshtë:

Grupi A / 17 janar

Bylis-Vllaznia

Lushnja-Tirana

Korabi-Partizani

Dinamo-Kastrioti

Grupi B / 18 janar

Tomori-Laçi

Apolonia-Kukësi

Erzeni-Teuta

Skënderbeu-Egnatia

Mesjavën e ardhshme në 17 dhe 18 janar skuadrat do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e para të turit të dytë. Sfidat Korabi-Partizani dhe Lushnja-Tirana do të vijnë live dhe ekskluzivisht në ekranin e Oversport dhe Tibo të martën e 17 janarit, ndërsa një ditë më pas (të mërkurën e 18 janarit) mund të ndiqni live takimet Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia.