Ditën e sotme janë mësuar dhe 4 skaudrat gjysmëfinalse. Skënderbeu u kualifikua në mënyrë automatike duke para që Kamza u përjashtua. 3 skuadrat e tjera që plotësuan katërshen janë Kukësi, Tirana dhe Luftëtari. Në javën e ardhshme do të hidhet shorti dhe skuadrat do të mësojnë kundështarët e tyre.
Të gjitha skuadrat mund të përballen me njëra-tjetrën dhe do të jenë goglat ato që do të vendosin kundështarët për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Takimet e para do të luhen më 24 prill, ndërsa e kthimit më 8 maj. Finalja e madhe është parashikuar për t’u luajtur më 2 qershor.
Interesant eshte fakti se ne skuadrat e kreut, vetem Kukesi ende ne loje per te dy trofete. Ndersa risia eshte kualifikimi i Luftetarit megjithate duhet pare se deri ku do te shkoje.
Shorti i gjysemfinaleve do te jete shume i rendesishem ne kete drejtim, sepse tre skuadra te tjera mund ta tentojne Europen edhe permes ketij kompeticioni.