Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë dy lojtarët më të mirë në botë në më shumë se një dekadë. Tifozët janë ndarë në dysh sa u përket mendimeve se cili prej tyre është më i miri.

Por, çka mendojnë lojtarët tjerë për ta? Një tifoz vogëlush i Chelseat i ka ndalur një nga një futbollistët “Blues”, prej të cilëve kërkonte të zgjidhnin mes yllit argjentinas dhe atij portugez.

Krejt lojtarët e pyetur vendosën për Messin, përpos Armando Brojës. Futbollisti shqiptare zgjodhi Ronaldon teksa është përgjigjur: “Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave, madhështor…”

Messi e ka fituar shtatë herë Topin e Artë, kurse Ronaldo pesë herë. Ata konsiderohen si dy prej futbollistëve më të mëdhenj në histori. E Armando Broja po mundohet të ngritet në karrierë duke i marrë ata si mësim, si model dhe si shembull. /Gazeta Express/