Një skuadër futbolli është si një familje, por edhe si një kompani. Ekziston një hierarki që nuk mund të kapërcehet. Ndaj, në aspektin operativ, teknik dhe atë taktik është trajneri ai që komandon. Pikë.

Kështu që aludimet dhe spekullimet, sipas të cilave Lionel Messi komandon si me shkop magjik trajnerin e përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni, janë të pavërteta. Të paktën sipas sulmuesin të Barcelonës dhe Uruguait, Luis Suarez.

Futbollisti uruguajan i Barças, pas barazimit 2-2 ndaj Japonisë, përfaqësuese mike në Kupën e Amerikës, nëpërmjet një interviste për “Fox Sport”, ka përgënjeshtruar zërat për një Messi komandues dhe gojët e liga: “Lionel nuk thotë asnjë fjalë. As për trajnerin dhe as për futbollistët. Edhe te Argjentina besoj është e njëjta gjë”.

Suarez ka treguar eksperiencën e tij personale të përjetuar me “Pleshtin” te Barcelona: “Ka patur trajnerë, të cilët e kanë pyetur në lidhje me gjëra të ndryshme dhe ai përgjigjej: ‘Jo, mos më pyet asgjë. Merr vendimin tënd’”./telesport/