Portugalia fitoi 3-1 ndaj Zvicrës në gjysmëfinalen e UEFA Nations League dhe Cristiano Ronaldo shënoi tripletë duke dërguar ekipin e tij në finale. Dy shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, folën në lidhje me yllin portugez.

Shaqiri i dha të gjitha meritat sulmuesit të Juventusit. “Ndoshta nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, por shënoi 3 gola dhe vendosi ndeshjen. Kështu është futbolli. Ai vendosi ndeshjen. Nëse do e kishim në skuadër mbase do të fitonim. Nuk varet gjithçka nga një futbollist, por sigurisht që ai është një ndër më të mirët në botë dhe e tregoi”.

Granit Xhaka ka qenë më i mrekulluar nga përformanca fantastike e 34-vjeçarit. “Është e pabesueshme! Çfarë lojtari është ai! Nuk është rastësisht një nga futbollistët më të mirë në botë.

Më i miri? Një nga më të mirët. Kush është më i miri? Për mua janë dy (Referohet Messit dhe Ronaldos). Ata nuk janë nga kjo botë”./telesport/