Ngjarja e rëndë në Fier e disa ditëve më parë ku vogëlushi Mateo u v.ra barbarisht nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, tronditi mbarë opinionin publik.

Protesta të shumta nga familjarët dhe jo vetëm po mbahen në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi dhe dënim me vdekje për autorin e v.rasjes.

Të shumtë kanë qenë ata qytetarë që janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve, ku së fundmi ekipi U-11 i Akademisë “Bashkimi” në Shkodër ka zbritur në fushë për ndeshjen e radhës të kampionatit rajonal Shkodër, ndaj ekipit Atletic Club me moton “Ne jemi me ty Mateo. Lutemi për ty”.

Në shenjë sensibilizimi të rastit të rëndë në Fier, fëmijët e dy ekipeve mbajtën 1 minutë heshtje.

“Fëmijët kanë të drejtat e tyre dhe askush nuk mund t’i prek ato. Shpresojmë që shteti shqiptar të marrë masat e duhura dhe mos të përsëriten më. Zoti të mëshiroftë ëngjëll i vogël”, është mesazhi që përcjell në “Facebook” ekipi i Bashkimit.