Lionel Messi në Barcelonë me çdo kusht, edhe me kosto zero… Po, sepse plani i klubit katalanas për të rikthyer numrin “e tij” 10 te Blaugrana është i denjë për një film “thriller”.

Çdo detaj është menduar dhe studiuar për t’i lejuar argjentinasit të veshë sërish atë fanellë aq të dashur për të për të mos e lënë në duart e sheikëve të pasur arabë.

Në fakt, Al Hilal duket se është gati ta bindë lojtarin me një ofertë marramendëse dhe të pamundur për t’u refuzuar: 600 milionë euro në vit për dy vjet. Praktikisht 1.2 miliardë euro për të luajtur 24 muaj në Arabinë Saudite.

Shifra të jashtëzakonshme për një lojtar në pragun e 36 viteve. Për të frenuar gjithçka, megjithatë, mund të jetë dashuria për Barcelonën e tij, klubin ku ai u rrit dhe në të cilin u konfirmua si kampion ndër vite, duke fituar gjithçka që duhej të fitonte.

Klubi nuk mund të konkurrojë ofertën e arabëve, por ka gjetur një dredhi për ta tunduar të paktën të jetojë edhe disa sezone në Europë. Sipas Equipe, në fakt, Barcelona do ta kishte gjetur mbështetjen e Inter Miamit të gatshëm për të nënshkruar me Messin, për t’i paguar rrogën dhe për ta huazuar te Barcelona, ​​e cila praktikisht do ta kthente të vishte fanellën e katalanasve për 6/18 muaj.

Xavi ka gjëra të mëdha në mendje për Barcelonën dhe me kthimin e Messit ai do të donte të provonte arritjen e kthimit në shtëpi të një kupe europiane për t’i lejuar klubit të rikthehet në majë dhe argjentinasit të mbyllë një kapitull të jetës së mrekullueshme në Barcelonë.

Një skenar perfekt që duhet të gjejë vetëm opinionin pozitiv të lojtarit që me siguri do të rikthehej menjëherë te Barcelona. Por çfarë përfshin saktësisht plani i ngritur nga klubi katalanas dhe Inter Miami.

Synimi është që Messi të huazohet te Barcelona përpara se ta lërë të largohet për sezonin e fundit prestigjioz ndërkombëtar me Argjentinën në Kupën e Amerikës në vitin 2024, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja do të ketë përfitimin e dyfishtë duke lejuar Barcelonën të anashkalojë kufizimet e rënda financiare me të cilat përballet në La Liga, ndërkohë që i jep Inter Miami platformën e përsosur për të zbuluar super blerjen e tyre të re.

Përfshirja e klubit amerikan do të hapte derën e rikthimit më romantik të një prej lojtarëve më përfaqësues të viteve të fundit.