Ditën e sotme, u luajtën sfidat e rradhës të vlefshme për Kategorinë e Dytë. Kështu, dueli mes Ilirisë dhe Adës, i luajtur ne stadiumin e Fushe- Krujes, u mbyll në barazim të bardhë 0-0, në ndeshjen e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë.

Asnjë gol nuk ka prodhuar kjo sfidë, që është luajtur pikërisht në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Kryesisht, ndeshja është karakterizuar me një luftë të fortë sportive, e denjë për një ndeshje të tillë, teksa asnjëra nga skuadrat nuk e ka nxjerrë dot në dritë golin.

Në këtë mënyrë, Iliria dhe Ada ndajnë nga një pikë, duke ruajtur pozitat që kishin në klasifikim. Ky barazim ne fakt vlen me shume per ekipin velipojak qe ne kete faze te dyte te kampionatit ka ndryshuar teresisht.

Kete e tregon fakti qe ne kater ndeshjet e fundit nuk e njeh shijen e humbjes, teksa ka fituar me Murlanin, ka barazuar me Shenkollin ne transferte, ka fituar ne Velipoje me Internacionalin dhe sot barazoi ne transferte edhe me Ilirine.

Ada tashme ndodhet ne kuoten e 12 pikeve dhe kuptohet qe synimi i saj eshte te kaloje ne renditje edhe ekipin e Bulqizes qe eshte me lart ne renditje dhe ka tre pike me shume se ajo.

Trajneri Shytani ka aktivizuar keto lojtare ne ndeshjen e sotme: Ndoj (E.Marku), Hurmi, Gj. Nika, Ferhati, Narkaj, Çoku, Curri (Haxhija), A. Nika, Baçina, B. Hasaj dhe Keshtejaku (Laceja).
Maringlen ZHIVANI