Ditën e sotme, janë luajtur ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë së Parë, ku Tërbuni ka humbur ndaj Erzenit me rezultatin e ngushte 1-0 ne sfiden e luajtur ne Shijak.
Kështu, pukjanët kanë pësuar humbjen e parë pas tre përballjesh, teksa në tre ndeshjet e fundit kishin marrë tre fitore rradhazi. Pukjanët ranë ndaj Erzenit, që shënoi një herë me anë të futbollistit koplikas Ersil Ymeri në pjesën e dytë, pikerisht ne minuten e 71-te
Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Elvin Beqiri ka luajtur me kete formacion ndaj Erzenit: Kuka, Metani. F.Peqini, Mezini, Lila, Ruqi, Tafili, Lilaj, Keko, J.Peqini dhe Hysa. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Saliaj, Filipi dhe Tai Iinga.
Pas kësaj ndeshje, Tërbuni renditet në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit me 34 pikë, teksa edhe ndeshjen e rradhës do ta ketë në transfertë ndaj Tomorit, aty ku e pret një tjeter përballje mjaft e fortë.
Maringlen ZHIVANI