Lionel Messi po shijon pushimet e merituara në Rosarion e tij pas triumfit në Katar me Argjentinën, sukses qe e ndoqi gjithe jeten futbollistike dhe e gjeti me ne fund duke kthyer lavdine e kombetares dhe kombit pas 36 vitesh dhe duke ndjekur triumfin edhe ne Copa America te fituar ne Brazil.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe tani te PSG (pritet qe te rinovoje kur te kthehet ne France), sipas mediave franceze, pritet në Paris vetëm më daten 3 janar: prandaj ai do të mungojë në tri ndeshje për Paris Saint-Germain-in e tij: sfidat kundër Strasburgut (28 dhjetor), Lens (1 janar) dhe Châteauroux (janar) në Kupën e Francës.

Ai duhet të rikthehet në fushë të mërkurën më 11 janar, në ndeshjen kundër Angers. Nje zgjedhje qe ka ngritur jo pak vetulla nga tifozeria edhe pse Messit i tolerohet cdo gje. Por, ndryshimi eshte se Mbappe dy dite pas finales ishte ne Paris per t’u stervitur edhe pse kishte kaluar 24 vjetorin e lindjes…

Spoti televiziv – “Gracias Papa Lionel”, faleminderit Baba Leo Messi. Argjentina është ende në festen e titullit Botëror të fituar një javë më parë në Katar dhe kush e di se sa muaj (ndoshta vite) do të vazhdojë festa mbresëlënëse në të cilën 5 milionë tifozë pushtuan rrugët e Buenos Aires për t’u përqafuar virtualisht ose – ne disa raste – edhe fizikisht me heronjtë e Seleccion që janë kthyer në Buenos Aires me Kupën e Botës në dorë.

Nje femije qe vrapon per te marre dhuraten e Krishtlindjeve dhe gjen aty Kupen e Botes. Nje spot i mrekullueshem, por jo i vetmi qe i eshte dedikuar Messit pasi edhe Conmebol (Konfederata e Amerikes Latine) i beri nje dedikim edhe thumbues per ata qe shpesh pyesin “ku eshte Messi” kur ai nuk gjen golin ose nuk paraqitet mire dhe Argjentina humbet…/telesport/