Duke qene nje qyett shume sportdashes, Shkodra gjithmone ka patur nevoje per terrene dhe ambjente sportive. Nje mase e madhe e rinise eshte e angazhuar ne sporte te ndryshme dhe kjo eshte diçka shume pozitive.

Pikerisht per kete arsye, Bashkia Shkoder po ben një investim tjetër, ate te nje fushe sportive te mbuluar në Gjimnazin “28 Nëntori” e cila tashme është drejt përfundimit!

Ndërtimi i një fushe polisportive të mbuluar dhe me ndriçim do të krijojë mundësinë e zhvillimit të orëve të edukimit fizik gjatë periudhave me rreshje për një numër të konsiderueshëm prej 776 nxënësish.

Do të jetë një hapësirë e përdorimit dhe hapjes sa më shumë të godinës si qendër komunitare gjatë gjithë vitit për aktivitetet në ambjentet e jashtme.