Java e 23-te e “Abissnet Superiore” eshte arkivuar tashme dhe te gjithe ekipet kane bere analizen e ndeshjeve te tyre dhe padyshim qe kane nisur te mendojne menjehere per sfidat e rradhes.

Por nga ana tjeter, mediat merrem me statistikat e javes dhe kete gje ka bere edhe gazeta “Panorama Sport” e cila ka publikuar edhe notat per secilin ekip dhe po ashtu edhe formacionin me te mire te javes.

Vllaznia eshte vleresuar me noten 7 me kete motivacion: Shkodranët, “të velur” nga barazimet, arritën që të shkonin te fitorja ndaj Dinamos. Pa dyshim trepikëshi me dinamovitët ka rezultuar me vlera, pasi arritën të kapnin vendin e tretë, që e ndajnë me Kukësin, kundërshtarin e radhës në kampionat. Tani mbetet për të parë se cila do të jetë sjella e Vllazninë në javët e mbetura.

Nderkohe sa i takon formacionit me te mire te javes, pjese e kesaj 11-she jane edhe dy futbolliste te Vllaznise, pikerisht mbrojtesi Fallou Diagne dhe sulmuesi Ante Aralica.

Te tjeret qe e plotesojne kete formacion jane: Portieri Puja (Egnatia), e per te vazhduar me A. Marku (Partizani), Najdovski (Tirana), Rami (Kastrioti), Toli (Tirana), Okebugu (Kastrioti), Seferi (Tirana), Stenio Junior (Partizani) dhe Skuka (Partizani). Trajneri i javes nderkohe eshte perzgjedhur Dritan Mehmeti i Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/