Ditën e sotme, u luajtën sfidat e rradhës, të vlefshme për Kategorinë e Dytë. Kështu, Oriku ka arritur të triumfojë me Murlanin, në duelin e zhvilluar në Barbullush.

Kështu, Murlani ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë ndaj Orikut me rezultatin 0-1. Me këtë humbje, tashmë Murlani e sheh veten larg objektivit të tij, për të qenë në mes ekipeve më të mira të kampionatit.

Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i Çapoj në minutën e 77-të të ndeshjes. Më pas, me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër. Duhet thene se qe nga minuta e 60-te miqte kane luajtur me 10 futbolliste per shkak te daljes me karton te kuq te futbollistit Solomon, megjithate ata ia kane dale te shenojne e ta fitojne ndeshjen

Trajneri Xhahysa e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Selimaj, Sekja, Pepaj, Dodani, Pali, R.Xhahysa, Ozeika, Djepaxhia, Temja, Mila, Kaçubela. Nderkohe ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Guri, Hyseni, Mballani, Çokaj e Shpuza.

Me këtë humbje, tashmë thuajse kanë marrë fund shpresat e Murlanit, për të qenë në mes ekipeve më të mira të kampionatit, për t’u ngjitur një kategori më lart.
Maringlen ZHIVANI