ombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një grumbullim 4-ditor në Tiranë me lojtarët e rinj më të spikatur në kampionatin vendas, por dhe me ata që luajnë në Europë.

Tekniku Ervin Bulku, ka publikuar listën me 23 lojtarë që do të marrin pjesë në grumbullimin që do të zgjasë nga 7 marsi e deri më 10 mars, ku shikohen dhe lojtarë që aktivizohen në shtete si Itali, Angli, Gjermani, Greqi, Holandë dhe Belgjikë. Por nderkohe ne mes tyre ka edhe lojtare te kampionatit shqiptar dhe njeri nder ta eshte edhe futbollisti i Vllaznise Egert Selmani.

Ekipi do të akomodohet në Tiranë dhe seancat stërvitore do t’i kryej në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në kompleksin “Skënder Halili”, ku gjithashtu do të kenë dhe disa teste miqësore.

LISTA E PLOTË:
Emër Mbiemër Datëlindja Pozicioni Klubi

1 Amarildo Dervishi 08.04.2006 Portier Skënderbeu

2 Henri Bega 23.12.2006 Portier Apolonia

3 Aizak Babe 05.09.2006 Portier Tirana

4 Albi Koleci 06.02.2006 Mbrojtës Brians

5 Adi Kurti 17.01.2006 Mbrojtës Pepa

6 Amar Kashtanjeva 15.04.2006 Mbrojtës Fortuna Dyseldorf

7 Egert Selmani 28.01.2006 Mbrojtës Vllaznia

8 Albi Tahiraj 24.12.2006 Mbrojtës Diegem Sport

9 Rajmond Marinaj 23.11.2006 Mbrojtës Internacional

10 Ergi çela 14.03.2006 Mbrojtës Teuta

11 Alion Damini 21.01.2006 Mbrojtës Teuta

12 Mattia Goroshijani 26.02.2006 Mesfushor VFB Unterliderbah

13 Manuel Llukaj 06.03.2006 Mesfushor Viçenza

14 Alex Rama 02.05.2006 Mesfushor Spal

15 Klaus Kashari 11.10.2006 Mesfushor Pepa

16 Adriano Bregu 09.04.2006 Mesfushor Panathinaikos

17 Jordi Jaku 27.03.2006 Mesfushor Shënkolli

18 Glenis Belloj 30.05.2006 Mesfushor Internacional

19 Alexandro Sufka 21.04.2006 Sulmues Olimpiakos

20 Dennis Kelmendi 12.04.2006 Sulmues QPR

21 Elidon O’Boyle 25.10.2006 Sulmues Brajton

22 Kian Ramadani 23.06.2007 Sulmues Kaizerlautern

23 Ersi Bode 14.02.2006 Sulmues Ado Den Hag