Një deklaratë e bërë tre ditë para finales së kupës së “Apolonia do të pendohej që doli përballë Vllaznisë”, krijoi një atmosferë ndoshta edhe jo shumë pozitive në ambjentin futbolldashës në Shqipëri. Dikush e konsiderote të tepruar një premtim të tillë të bërë nga sulmuesja e Vllaznisë Megi Doçi sepse “Apolonia nuk ishte Bilishti”. Të tjerë e akuzuan për mungesë respekti për kundërshtarin.

Por golashënuesja më e mirë në futbollin shqiptar të femrave e kishte inatin ende tek ajo festë e madhe e fierakeve pas barazimit 0-0 në kampionat tre javë më parë në Fier në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Për këtë arsye, Doçi është parë të jetë tepër e karikuar dhe kuptohet që ka dhënë më të mirën e saj në fitoren 4-0 dhe në ngritjen e trofeut të shtatë rradhazi të Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia.

Pas ndeshjes, ajo bashke me shoqet e tjera te ekipit kane kenduar kenden e Vllaznise kampione te kenduar nga Bujar Qamili, madje kane shfrytezuar pranine e tij ne “Elbasan Arena” te kengetarit te mirenjohur Bujar Qamili, duke e kenduar bashke me te ate kenge.

E me fjalet “O Vllazni, Vllaznia jone, ti gjithmone do te jesh kampion”, ne gojen e Doçit, “Shkodra Sport” i ka adresuar asaj pyetjen e mëposhtme:

– Doçi tre ditë para ndeshjes keni deklaruar se Apolonia do të pendohet që doli në finale ndaj Vllaznisë. A mendoni se vërtetë është penduar?

– Mendoj se është penduar sepse e dominuam lojën si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Shënuam shpejt dhe kjo na ndihmoi të kontrollojmë gjithçka në fushë. Një dominim që vjen nga puna e madhe që kemi bërë gjatë gjithë kohës dhe prandaj jam sërish e bindur se Apolonia vërtetë është penduar që e luajti këtë finale ndaj nesh.

Po ashtu, ju siguroj se puna jonë do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Do të punojmë shumë për të dhënë rezultate sa më të mira edhe në Kupat e Europës. Sa i takon trofeve kombëtare, unë u premtoj tifozëve shkodranë se çdo trofe që ekziston në futbollin shqiptar, do i marrim e do i sjellim në Shkodër.

Puna e jashtëzakonshme që zhvillojnë të gjitha shoqet e ekipit, bashkë edhe me stafin teknik e drejtues, është garancia më e mirë për vazhdimin e këtyre sukseseve të futbollit shkodran”- është shprehur ajo.
www.shkodrasport.com