Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMevlan Adili bën edhe 'filozofin': Fito ose mëso - Mos humb kurrë!

Mevlan Adili bën edhe ‘filozofin’: Fito ose mëso – Mos humb kurrë!

Ka ardhur ne janar ne Shkoder por eshte bere me shkodran se shkodranet. Shqiptari i Shkupit Mevlan Adili eshte shnderruar gradualisht ne idhullin e tifozeve.

Luan me zemer ne fushe, ka krijuar nje maredhenie shume te mire me tifozet dhe gjithe shkodranet edhe jashte fushe dhe kjo e ben ate edhe me te veçante.

Adili eshte lojtari qe therret me ze te larte: “Kush eshte fituesi ketu”, sa here qe skuadra perfundon nje ndeshje me sukses dhe mblidhet per te festuar e gjitha sebashku.

Por jo vetem kaq. 26 vjeçari na shfaqet herepashere edhe si “filozof” teksa ne profilet e tij perdor thenie shume interesante dhe e tille eshte edhe ajo qe ka publikuar sot.

“Fito ose mëso – Mos humb kurrë!”- shkruan Adili. Me kete shprehje me shume mundesi ai kerkon te flase permes saj per gjendjen aktuale te Vllaznise. Humbja e fundit ndaj Kukesit, duhet t’u sherbeje kuqebluve si mesim, por kurrsesi nuk duhet pranuar si humbje sepse nese mbahet mendja aty, gjerat mund te marrin per keq./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments