Ditën e sotme, mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili është bërë njeriu më i lumtur në botë dhe për këtë ka një arsye mjaft të fortë.

Ai është bërë baba për herë të parë pasi bashkëshortja e tij ka lindur djalin e tyre, Seidin. Këtë lajm të gëzueshëm, Adili e ka ndarë në rrjetet sociale, ku kanë vërshuar urimet.

“Familjes tonë iu shtua edhe një passardhës. Sot u bëra baba. Zoti më gëzoi dhe më begatoi me një djalë”, ka shkruar Adili.

Kujtojmë se, pak kohë më parë, mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, është shpallur edhe “Sportisti i Vitit 2021”

Maringlen ZHIVANI