Tifozët e Vllaznisë kanë reaguar në rrjetet sociale për çmimet vjetore të biletave dhe aboneve që klubi shkodran nxorri dje në shitje. Për tifozët çmimet janë të larta, andaj kanë kërkuar një reagim nga klubi.

Në faqen zyrtare nuk ka një reagim nëse çmimet do ulen, teksa biletat do shiten edhe në Tiranë. Gjithçka vjen në një moment që interesi për të parë Vllazninë është i lartë edhe për shkodranët që jetojnë në Tiranë.

Njoftimi:

Duke parë interesimin e madh të shkodranëve që jetojnë në Tiranë për të patur një abone sezonale për ndeshjet e Vllaznisë të sezonit 2021-2022, KF Vllaznia ju bën me dije se këto abone mund t’i siguroni edhe në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet çdo ditë ora 10.00- 20.00, duke filluar nga sot e deri ditën e fillimit të kampionatit.
Ju faleminderit!

Çmimet sipas tribunave për abonetë e sezonit 2021-2022 do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP 20 000 lekë

Tribuna A+ B 14 000 lekë

Tribuna D2-D3 10.000 lekë

Tribuna D1-D4 7.000 lekë

Tribuna C dhe E 4.000 lekë