Shqipëri e 21 vjeçarëve vazhdon përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Çeke, që do të luhet në transfertë më 6 shtator, në orën 18:00. Trajneri Bushi pasi ka plotësuar grupin është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transferte të vështirë.

Për të folur për gjendjen e skuadrës dhe objektivin në këtë ndeshje të radhës, fshf.org ka zhvilluar dy intervista me Anis Mehmetin si dhe futbollistin e Vllaznise Mehdi Çoba.

Ky i fundit grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren U-21, dhe nuk e fsheh gëzimin. “Kënaqësi e veçantë të jesh këtu dhe do të bëj maksimumin për këtë skuadër.

Më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur. Me Çekinë do të fitojmë sepse jemi një skuadër shumë e mirë. Lojarët janë cilësorë, duke njohur dhe ekipin më mirë shpresojmë që të marrim maksimumin”, ka nënvizuar Çoba.