Vllaznia e nisi sezonin e ri me fitore. Shkodranët mposhtën Laçin në transfertë me rezultatin 3-5 në një ndeshje spektakolare dhe që prodhoi shumë emocione.
I ftuar në emisionin “Ora Sport”, mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili komentoi këtë fitore, ndërsa foli edhe për sezonin e Vllaznisë.
“Mendoj që puna e VAR është një punë shumë e mirë. Nëse nuk do të ishte VAR nuk do të ishte penallti ajo dje”.
Teuta dhe Partizani? “Janë kockë e fortë për çdo rival. E zbukurojnë kampionatin dhe jo më kot është kampione Teuta. Dua t’I përgëzoj për titullin dhe punuam gjatë gjithë vitit për të fituar kampionatin”.
Fitorja ndaj Laçit? “Të them të drejtën ishte një ndeshje që të kënaqej shpirti. Unë jam gëzuar shuëm për faktin pasi pas dy sezoneve kemi humbur 5-2 ndaj Laçit dhe në këtë ndeshje I kthem reston Laçit.
Nuk është e lehtë t’I shënosh kaq shumë gola një skuadre të tillë. Ne në Shkodër themi që e kemi qejf pilafin dhe e kemi shtuar dozën. Kampionati shqiptar është më i fortë se ai në Maqedoni”.