Nje amerikan largohet nga Vllaznia dhe nje tjeter vjen. Drejtuesit kuqeblu nuk e kane lene per shume kohe bosh vendin e krijuar nga largimi i Perine drejt Frances.

Pasditen e sotme ka mberritur ne Shkoder dhe ka nisur stervitjen me ekipin nje tjeter lojtar amerikan. Behet fjale per Jordan Martin, i cili eshte i gjate 2.04 metra dhe luan ne pozicionin qender.

Ne fakt ky lojtar nuk eshte i panjohur per shkodranet sepse ne kete sezon e kane patur dy here kundershtar. Themi keshtu sepse Martin ka qene deri para pak ditesh pjese e ekipit te Pejes se Kosoves dhe me Vllaznine eshte ndeshur si kundershtar ne ndeshjet e Liges Ballkanike.

Presidenti Xhaferi ka shfrytezuar faktin qe lojtari shtatelarte i ka shkeputur maredheniet me ekipin kosovar dhe ka nxituar ta veshe kuqeblu. Konsiderohet nje perforcim i rendesishem per me teper ne nje pozicion ku ekipi kishte nevoje per nderhyrje.
www.shkodrasport.com