Ka ardhur ne janar ne Shkoder por shume shpejt ka fituar besimin e te gjitheve. Drejtuesit e klubit i mbushen mendjen per te rinovuar edhe per dy sezone te tjera ndonese kontrata e tij e pare me Vllaznine mbaronte ne fund te muajit te ardhshem.

Mevlan Adili perpos te tjera ka fituar besimin e tifozeve. Ka bere shume miq ne Shkoder dhe gjate dites nuk mungojne kontaktet e tij te shumta me ta.

Gjate gjysmes se dyte te sezonit te kaluar, ka luajtur ne qender te mbrojtjes kryesisht me Maloten, ndersa ne kete fillim kampionati te tanishem, po luan me Imamin.

Shqiptari i lindur ne Shkup ndjehet njelloj si me njerin ashtu edhe me tjetrin. Mundohet te jape gjithnje me te miren dhe te ndihmoje skuadren per te arritur rezultatet e duhura.

Adili ndjehet çdo dite e me shume i lidhur me kete qytet dhe me kete skuader dhe realisht nuk mund ta dallosh me futbollistet shkodrane nga menyra si luan dhe çfare ai ben per fanellen kuqeblu.

Ai eshte shembulli me i mire i nje futbollisti profesionist dhe kjo eshte arsyeja pse ai ka hyre ne zemren e shkodraneve./SHKODRA-SPORT.COM/