Në lidhje me takimin e mbrëmjes së sotme të drejtuesve të klubit me skuadrën, klubi Vllaznia ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare në të cilën bëhet e ditur edhe për ato çfarë është thënë në mbledhje. Esenca e diskutimeve përblidhet me fjalët e administratorit Gjyrezi që u ka thënë futbollistëve dhe stafit drejtues: “Përpara kemi një ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Tiranën. Nuk duhet të kthejmë kokën pas për atë çfarë ka ndodhur por të shohim përpara sepse jo vetëm ne si shoqëri aksionere Vllaznia dhe Bashkia Shkodër por edhe I gjithë opinioni sportive shkodran presin fitoren tuaj me Tiranën. Duhet të funksiononi si një familje e madhe dhe me interest ë njëjtë dhe të përbashkët”. Në takim kanë folur edhe drejtori sportiv Grima, trajneri Duro dhe përgjegjësi I Akademisë Ismet Hoxha dhe të gjithë kanë patur të njëjtin qëllim, motivimin  e skuadrës në këtë pragndeshje.
www.shkodrasport.com