Vllaznia mori nje pike shume te rendesishme ne perballjen e fundit ndaj Partizanit dhe ne kete menyre ka arritur te ruaje diferencen prej 9 pikesh me rivalin e saj me te afert. Ne ‘Elbasan Arena” nje nga lojtaret me te spikatur te kuqebluve padyshim qe ka qene mbrojtesi Mevlan Adili i cili bere nje paraqitje te shkelqyer dhe ne njefare menyre mund te konsiderohet “heroi” i kesaj skuadre. Por vete atij nuk i pelqen nje etiketim i tille e prandaj thote:

“Kjo fjala “heroi”, ndoshta është shumë e madhe për mua, pasi unë jam thjeshtë një njeri dhe një futbollist i Vllaznisë. Heronj janë të gjithë, duke filluar nga punonjësit që mirëmbajnë fushën, e cila është një nga fushat më të mira në Shqipëri, dhe për këtë duhen përgëzuar ato që punojnë aty.

Duke vijuar tek drejtuesit, stafi, njerëzit që e bëjnë punën e tyre nëpër zyra, përfshirë edhe Bashkinë, të cilët po japin më të mirën e tyre për Vllazninë. Dua të cek që faktorë kryesorë këtë sukses janë futbollistët. Unë i respektoj ato që thonë për mua si më i dalluari. Tek ne nuk ekziston më i dalluari, këtu të gjithë jemi një. Ndoshta sot mund të jem më i miri, në ndeshjen tjetër një tjetër futbollist, kështu që në skuadrën tonë nuk i kemi ato mendime, dhe kjo më gëzon shumë”, shprehet Adili.

Ndërkohë, duke vijuar të flaë në tërësi për ndeshjen me Partizanin, ai shton:”Në fushë, skuadrës tonë nuk i shkon për shtat shiu për vete natyrën se si ne luajmë. Kështu na ndodhi edhe me Kastriotin, ndërkohë që për ndeshjen me Partizanin në Elbasan, të gjithë flasin për pjesën e dytë, dhe nuk komentojnë pjesën e parë. Të gjithë thonë se balta e shpëtoi Vllazninë, por nuk thonë se Alban Hoxha e shpëtoj Partizanin . Rasti i parë i Partizanit ishte në minutën e 72-të, ato kanë të drejtë flasin si të donë, ndërkohë që ne e morëm atë që deshëm.”

Brdariç, trajner profesionist dhe shok

Ndër të tjera, Adili foli edhe për trajnerin Brdariç, të cilin e vlerëson shumë, jo vetem si profesionist, por edhe si shok jashtë fushës së lojës. “Për fat nuk munda ta takoj tek Shkëndija e Tetovës, mirëpo kur mësova se në Shkodër do të jetë ai u gëzova sepse është një trajner profesionist që nuk ia lën asnjëherë rastësisë, por punon me profesionalizëm në të gjitha detajet.

Dhe, për mendimin tim personal unë jam shumë falenderues ndaj tij, si dhe shumë i lumtur që punoj me një trajner si ai. Nuk është thjeshtë një trajner, por edhe një shok i joni. Kur është mementi për punë, të gjithë jemi të përqëndruar, ndërkohë jashtë punës jemi më të hapur mes njëri-tjetrit. Jo rastësisht kemi këto rezultate, ndaj shpresoj që deri në fund t’i mbajmë këto rezultate për të realizuar objektivat tanë.”

Pragndeshja me Laçin

Për javën e 18-të, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” ekipin e Laçit, takim i programuar për t’u luajtur në orën 18.00 të së premtes. Në komentin e tij, Adili përcjellë vlerësime për kundërshtarin, si dhe për trajnerin Duro, por gjithësesi preferon ta quajë si një ndeshje të radhës.

“Po, është e vertetë na pret një ndeshje shumë e fortë, kemi shumë respekt për Laçin, ka një skuadër mjaft të mirë, me një trajner shumë të mirë si Shpëtim Duro që ka një eksperiencë të madhe në kategorinë Superiore, por dhe që ka shumë futbollistë të mirë në dispozicion.

Ndeshja do të jetë shumë interesante, sepse në këtë përballje do të jetë ndeshja e parë edhe e një futbollisti të Vllaznisë kundra skuadrës së tij të zemrës. Shpresoj që të përgatitemi maksimalisht, këtë ndeshje e kemi marrë me shumë seriozitet, sepse na pret një duel shumë i fortë, mirëpo për neve nuk ndryshon asgjë dhe do të jetë një ndeshje e radhës”, tha Adili.