Bayern Munchen pësoi një humbje tronditëse kundër Leipzigut (1-3), që pritet t’i kushtojë titullin kampion skuadrës së Thomas Tuchel.

Por jo vetëm kaq, pasi bavarezët mund të humbasin edhe shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm: Joshua Kimmich.

Mesfushori mund të nisë një aventurë të re gjatë verës pas 8 viteve me rekordmenët e futbollit gjerman.

Shtypi spanjoll shkruan se Barcelona është një nga klubet e interesuara për 28-vjeçarin. Por ka oferta edhe nga Premier League.

Liverpooli dhe Arsenali janë gati të plotësojnë kërkesat e drejtuesve të Bayernit dhe vetë lojtarit të kombëtares gjermane.

Kimmich ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me bavarezët. Me Bayernin ka fituar plot 19 trofe.