Pas nje muaji e gjysem pa ekip, Mevlan Adili mesa duket e ka gjetur ate. Ndonese ende nuk eshte zyrtarizuar, mbrojtesi 28 vjeçar mesohet te kete firmosur ne Rusi. Emri i ketij ekipi ende nuk eshte zyrtarizuar, por “Shkodra Sport” ka mesuar se kemi te bejme me nje ekip te kategorise se dyte te ketij vendi.

Arsyeja qe e ka shtyre lojtarin nga Shkupi te bente kete zgjedhje duket se eshte vetem ana financiare. Kjo sepse ne Rusi ai me kontraten e re do te perfitoje trefishin e shumes qe ka marre te Vllaznia.

Adili ka mbyllur çdo gje sa i takon kontrates dhe eshte vetem ne pritje te marrjes se nje vize per te udhetuar drejt Rusise. Vonesa e zyrtarizimit ka patur te beje pikerisht me kete gje, por edhe viza pritet te merret keto dite dhe ai do te udhetoje per atje per t’u zyrtarizuar dhe per te nisur punen me ekipin e tij te ri.

Kujtojme qe shqiptari i Shkupit u pat shnderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishem te Vllaznise ne dy sezone e gjysem qe ka mbajtur fanellen e saj duke u shnderruar edhe ne lider teksa edhe ne ndeshjen e fundit me kete skuader, arriti te shenoje golin aq shume te rendesishem qe i dha fitoren 2-1 ne finalen e Kupes ndaj Laçit.

Mevlan Adili eshte larguar nga Shkoder me dy Kupa te Shqiperise te fituara, por edhe me shume respekt nga ana e tifozerise, nderkohe qe tashme behet gati te nise nje aventure te re ne Rusi./SHKODRA-SPORT.COM/