Me humbjen 3-0 ndaj Universitateas se Krajoves, Vllaznia i dha fund edhe per kete vit aventures se saj europiane. Kuptohet qe deshira ka qene e madhe per te shkuar me tej, por edhe ne kampin shkodran jane te vetedijshem se kaq ishin mundesite. Ekipi ka mberritur ne qytetin e tij mbremjen e se premtes pas nje udhetimi te gjate disaoresh nga Rumania.

Si rrjedhoje trajneri Josa ka vendosur t’i lere pushim futbollistet per te shtunen e te dielen nderkohe qe do rikthehen ne stervitje diten e hene. Kuptohet qe nuk kane shume kohe ne dispozicion sepse kampionati do te startoje pas tre javesh, pikerisht me 20 gusht me sfiden e pare ne transferte ndaj Erzenit.

Drejtuesit e klubit nderkohe jane duke menduar edhe per zhvillimin e nje faze tjeter pergatitore jashte Shkodre. Ideja eshte qe ekipi te stervitet per nje jave ne nje kamping me temperatura te uleta ne menyre qe te merren edhe ngarkesat e duhura stervitore.

Nga ana tjeter, kjo periudhe deri ne fundin e muajit gusht pritet te shfrytezohet nga drejtuesit edhe per merkaton. Trajneri Josa pas ndeshjes ndaj Universitateas u shpreh qarte se gjithçka mund te ndodhe, ndonese per momentin nuk ka ende asgje konkrete.

Vllaznia e sezonit te ri pritet te jete nje nga pretendentet per fitimin e trofeve dhe si rrjedhoje duhet te jete sa me e pergatitur si fizikisht ashtu edhe nga perberja dhe per kete arsye drejtuesit do t’ia plotesojne te gjitha kushtet stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/