Superiorja po bëhet gjithmonë e më e paparashikueshme pas çdo jave. Bylisi ka shkaktuar tjetër surprizë duke mundur në transfertë Laçin me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Flamur Ruçit në minutën e 54.
Me këtë fitore Bylisi i Shensojit konfirmon formën fantastike që po kalon. Nga krahu tjetër, Laçi merr një tjetër goditje të rëndë për objektivat e saj, pavarësisht se fitorja me Partizanit u mendua si pikë kthese. Më poshtë gjeni prononcimin e trajnerit Mezani per “Oversport”:
“Kemi gabuar në pjesën e parë. Te goli i pësuar, dy lojtarët tanë në qendër të mbrojtjes ku pësuam golin, ishin jashtë pozicionit. E kishim organizuar ndryshe, asnjëri prej tyre nuk ishte në vendin e duhur. Nuk do ta kalojmë normalisht këtë. Më vjen keq pasi ekipi nuk po reagon.
Kemi humbur 6 pikë në fushën tonë dhe nuk kemi bërë maksimumin për të marrë pikët e plota. Kampionati po bëhet më i vështirë, ndeshjet po pakësohen. Por si duket disa çuna nuk e kanë kuptuar akoma që gjithçka varet nga këmbët e tyre”- eshte shprehur ai.