Shkëndija e Tetoves po bën një sezon pozitiv. Të besuarit e Ernest Gjokës kryesojnë kampionatin në Maqedoninë e Veriut, me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë. Në një lidhje me Ora News, ka folur futbollisti i Shkëndijës, Rubin Hebaj. Hebaj shprehet i lumtur për ecurinë e ekipit, teksa pohon se ëndërron Kombëtaren kuqezi.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në mbylljen matematikore të kampionatit. Tani është përgjegjësi që ta marrim kampionatin, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund.

Këtu jam ndierë si në Shqipëri, si në shtëpinë time. Dihet që në Tetovë flitet shqip, shumica janë shqiptarë. Nuk kam pasur ato minutat që do të doja, por gjithsesi ekipi po fiton.

Kombëtaren e mendoj çdo ditë. Të gjithë e duan Kombëtaren. Por duhet të bëjë mirë në klubin tim se Kombëtarja aty është, e hapur për ata që janë më në formë. E mendoj dhe e ëndërroj çdo ditë”- u shpreh ai./newsport/