Rivaliteti ne Kategorine Superiore eshte me i madh se te gjithe keto vitet e fundit dhe pas kryesimit prej 25 javesh nga Vllaznia, prej dy javesh nderkohe eshte Teuta e cila eshte ne krye te saj.

Duket se rivaliteti do te jete i madh deri ne ndeshjen e fundit te kampionatit dhe perpos Vllaznise e Teutes, ne gare shihet se jane edhe tre ekipe te tjera e pikerisht Partizanin, Laçi dhe Tirana.

Ne Durres kane filluar te enderrojne per titullin kampion, qe ne fakt u mungon prej shume vitesh, por fizioterapisti i Vllaznise Ilirjan Haxhaja u ka kujtuar se “kampione do te jete Vllaznia”.

E ka bere kete gje permes nje fotoje ku ai shihet sebashku me kapitenin e Teutes Renato Arapi. Ky i fundit duket se ka ndonje problem demtimi dhe si rrjedhoje ka udhetuar drejt Shkodres per te bere nje vizite tek fizioterapisti Haxhaja qe eshte shume i pelqyer nga sportistet e ekipeve te ndryshme.

Ka qene vete Haxhaja qe ka postuar nje foto ne rrjetet sociale ku shihet ne klinike bashke me kapitenin durrsak dhe ne te shkruan: “Vllaznia kampion”. Kuptohet qe kjo eshte deshira e tij, por verdiktin do ta jape fusha e lojes.