Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMigjen Basha i jep fund aventurës në Australi, mesfushori 33-vjeçar rikthehet në...

Migjen Basha i jep fund aventurës në Australi, mesfushori 33-vjeçar rikthehet në Europë. Ja klubi i tij i ri

Ish-mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha do të rikthehet në futbollin europian pas aventurës në Australi. 33-vjeçari i është bashkuar së fundmi klubi zvicerian të Ksamaks që militon në Ligën e Parë.

Kanë qenë vetë kuqezinjtë, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kanë konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashën.

Shqiptari nga Suhareka u aktivizua 29 ndeshje me fanellën e Melburn, teksa së fundi ishte futbolli i lirë.

Ndeshja e fundit zyrtari qe mesfushori është aktivizuar rezulton më 12 gusht.

Basha e njeh mirë futbollin zvicerian, teksa hapat e para i ka hedhur te klubi i Lozanos, gjatë sezonit 2004-2005, ku u aktivizua 36 takime, ndërkohë që në sezonin 2015-2016 ishte pjesë edhe e Luzern.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments