Klubi i Milan-it, pasi ka siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, është duke përgatitur përforcime.

Fitorja ndaj Juventusit në Allianz Stadium në ndeshjen e fundit të luajtur gjatë fundjavës i dha Milanit sigurinë për të qenë sërish në Champions League sezonin e ardhshëm. Një moment historik i rëndësishëm që do t’i lejojë klubit të investojë në të ardhmen dhe t’i japë trajnerit Pioli përforcime.

Në këtë kuptim duket se Maldini dhe Massara janë gati të mbyllin me kosto zero goditjen e dytë pasi portieri Sportiello nënshkroi javët e fundit, i liruar nga Atalanta.

Për kë bëhet fjalë? E kemi fjalën për Kamada-n, i cili ka lënë pezull ofertat e Borussia Dortmundit dhe Atletico-s dhe, me përjashtim të surprizave, do të nënshkruajë me Djallin.

Për mesfushorin japonez të Eintracht Frankfurt, duket se është gati një kontratë 5-vjeçare me Milanin, gati për t’i paguar një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Marrëveshja duket se është shumë afër. Do të shohim nëse dhe kur mund të ketë edhe ndonjë njoftim zyrtar./telesport/