Në 20:30 do jetë derbi i “La Madonnina”, aty ku Milan dhe Inter do të përballen për më shumë se një derbi, për objektivin zonën Champions.Për këtë sfidë dy trajnerët e skuadrave respektove, Gennaro Gattuso dhe Luciano Spalletti i kanë idetë e qarta për 11-shen që do të hedhin në fushë. Milan do të rreshtohet si zakonisht me skemën 4-3-3, ndërsa Inter me modulin 4-2-3-1.

Dyshimi i vetëm për Gattuso-n do jetë Lucas Biglia, mesfushori vuan nga një dëmtim dhe e të gjitha gjasat do e nisë nga stoli ndeshjen. Paqueta do jetë sërish titullar në këtë sfidë, për të 12-ën herë me radhë.

Ndërkohë Spalletti ka pak dyshime dhe pak zgjedhje për të bërë. Mungesa e Icardi, Nainggolan dhe Miranda, i shtohet edhe mungesa e Joao Mario (tre të fundit të dëmtuar). Asamoah do jetë në krah të majtëdhe D’Ambrosio në ta djathtin, dukë lënë në stol Cedric dhe Dalbert. Po ashtu Gagliardini rikthehet titullar, krah Brozovic e Vecino./telesport/