Pas deklaratës së djeshme të Rafael Leaos, i cili pohoi qëndrimin e tij në Milano, bordi drejtues i Milan ka vendosur t’ia “shpërblejë” talentin portugez me një rritje të lehtë rroge.
Sipas prestigjioze “La Gazzetta dello Sport”, bordi drejtues do të ishte i gatshëm të ngrejë ofertën e tyre për rinovimin e Rafael Leaos.
Kuqezinjtë do të shkonin deri në 7 milionë euro në vit dhe një takim me rrethin e lojtarit që skadon në qershor 2024 pritet në ditët në vijim.